Deputeti denoncon SKANDALIN në Librazhd/ Gështenja: PS shpërndan ndihma në shkollën publike. Turp e faqja e zezë! Ja pamjet!

Deputeti denoncon SKANDALIN në Librazhd/ Gështenja: PS shpërndan

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja, ka denoncuar në profilin e tij Facebook, shpërndarjen e ndihmave nga ana e Partisë Socialiste.

Në fotot e postuara nga Gështenja, shihet një furgon mallrash në ambientet e një shkolle publike. Deputeti demokrat e cilëson këtë një skandal dhe se nge pyetjen në drejtim të kundërshtarëve politikë: Ky është modeli i garës së lirë??

Denoncimi:

Deputeti denoncon SKANDALIN në Librazhd/ Gështenja: PS shpërndan

Skandaloze kjo që ndodh sot në 14 .02. 2025 në qarkun e Elbasanit  në Librazhd !

Kështu do i fitojë zgjedhjet  Partia Socialiste  kjo është gara e ndershme sipas Maznikun dhe Borës ?

Ky është modeli i garës së lirë??

Turp e faqja e zezë!

Sot po shpërndahen ndihma në funksionon të fushatës zgjedhore, dhe akoma më keq kjo vepër penale po bëhet në ambientin e një  shkolle publike. Pra në këto foto po konsumohen dy vepra penale njëherësh.

Qeveria Rama pikërisht këtë ka patur projekt gjatë 12 vite keqqeverisjes, të varfërojë shqiptarët deri në pamundësinë që ata të sigurojnë gjërat më bazike të jetesës, me qëllim që kur të vijë fushata zgjedhore të mund t’i manipulojë me një qese ushqime.

Programi i Partisë Demokratike do të mundësojë një jetë më të mirë për të gjithë, me më shumë të ardhura, me qëllim që shqiptarët të kenë mundësi të bëjnë një jetë dinjitoze.

EMISIONET