Lela: SPAK e GJKKO i evidentuan vetë shkeljet e Policisë në tubimin Bashkisë. Veliaj po shkruan vetë dosjen e dytë të tij
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, në një intervistë për “Ora News” foli lidhur me braktisjen e mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm nga ana e policisë ditën që po gjykohej kryetari hajdut i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa punonjësit e Bashkisë me urdhër politik ishin mbledhur para dyerve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, gjë që shkaktoi jo pak reagime gjatë ditës së sotme nga këto dy institucione.
“Vetë SPAK dhe GJKKO e kishin evidentuar vetë se ku ishte shkelja e ligjit nga ana e policisë dhe ato janë evidente dhe mendoj se thelbi i diskutimit është se pse u bënë këto shkelje?!
Ishin të qëllimta apo rastësore? Sepse kishte një qëndrim të qartë për të bërë sikur nuk kuptonte askush se pse u bë zhurmë e madhe.
Ndërsa lidhur me foton mes Benet Beci me prokurorin Arben Kraja, duket sikur trajtimi i kryebashkiakëve bëhet me standarde të dyfishta”, theksoi Lela.
Lidhur me pretendimet e Erion Veliajt nga burgu se në dosjen e SPAK-ut nuk ka asnjë provë ndaj tij, Lela theksoi se ajo që rezulton është hipokrizia e Veliajt ndaj “kolegëve” të tij të SPAK-ut.
“Pra një ndryshim 180 gradë i qëndrimeve të tij në raport me prokurorët e SPKA-ut. Kjo vetë tregon edhe parehatinë e tij, ku në një periudhë jo të largët Veliaj mban qëndrime diametralisht të kundërta, kaq mjafton që të mos e lexosh fare dosjen, pasi gjithkush mendon menjëherë se këtu ka diçka në këtë dosje që ndryshoi mendim.
Një dosje tjetër e z. Veliaj po shkruhet nga vetë z. Veliaj, apo edhe në rastin e z. Rama, dhe këto dosje janë piukërisht qëndrimet e tyre ndaj SPAK-ut dhe parehatia që u ka shkaktuar tashmë drejtësia këtyre njerëzve”, theksoi Lela.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DREJTORIN E KOMUNIKIMIT NË PD, ALFRED LELA