Debati për "McGonigal-Rama", Balla: U vendos 2 marsi se kryeministri do jetë jashtë, opozita kërkon komision hetimor me firma false

Debati për "McGonigal-Rama", Balla: U vendos 2 marsi se

Mazhoranca insiston se debati me mocion për çështjen "McGonigal" u vendos me datë 2 mars pas komunikimit me zyrën e kryeministrit.

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, duke folur për mediat  pas seancës plenare tha se kryeministri Ramapër shkak të axhendës nuk do jetë në Shqipëri ditët në vijim.

Kjo datë u votua edhe në Kuvend.

"I bie 1400 minuta, i bie më pak se 24 orë. Në këtë këndvështrim, kuvendi duhet të përgatitet, çdo deputet të marrë kohën për tu përgatitur. Në komunikim edhe me zyrën e kryeministrit është marrë edhe për shkak të axhendës ndërkombëtare të kryeministrit me datë 2 mars.

Para zhvillimit të seancës ua kam thënë një pjesë të kolegëve të opozitës, meqë një pjesë e ka si ditë të shënuar do ishte data më  e mirë, edhe u votua në kuvend. Koha për tu përgatitur është e mjaftueshme, i mirëpresim të gjithë të jenë atje.

Nuk ka asnjë dyshim që mocioni është arsyeja e kësaj situate në kuvend, është katrani me bojë i opozitës i cili s’të lë hapësirë për hamendime. Gjithçka lidhet me problemet e brendshme, siç e thotë datat e gjyqit".

Balla insistoi se kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Rama-McGonigal" është me firma të falsifikuara.

Ndaj ai pyeti publikisht Belind Këlliçin nëse është ai që ka firmosur në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

"Do kisha një pyetje për Belind Këlliçin në atë kërkesë për komision hetimor ka firmosur vetë? Nëse ka firmosur vetë, di ta shkruajë vetë emrin?! Është në integritetin e këtij institucioni që kur është identifikuar një falsifikim i këtyre deputetëve. Ajo është qartë se deputetët që kanë qenë jashtë Shqipërisë kanë firmosur."

taulant balla

EMISIONET