Bozdo: Zhvlerësimi i euros lidhet me ekonominë informale dhe pastrimin e parave

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë Eno Bozdo deklaroi s zhvlersimi i euros është pasojë e depërtimit të parave të krimit në ekonomi, ndërsa theksoi se institucionet po dështojnë të frenojnë pastrimin e parave dhe dëmtimin e sektorëve prodhues.

Rënia e vazhdueshme të euros në tregun shqiptar , është shqetësuese për Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo.

Ai e cilëson fenomenin si pasojë të depërtimit të kapitalit kriminal në ekonomi dhe mungesës së reagimit institucional.

Sipas Bozdos, zhvlersimi i euros, ka arritur rreth 33% që nga viti 2016, përkon me periudhën e zgjerimit të kultivimit të kanabisit dhe rritjes së ekonomisë informalenë vend.

Bozdo theksoi se zhvlerësimi i monedhës europiane ka ndikuar negativisht në sektorët prodhues të vendit, ku nënvizoi se bujqësia, industria dhe eksportet po përballen me vështirësi të mëdha.

Në deklaratën e tij, deputeti i opozitës akuzoi institucionet shtetërore për mungesë vullneti në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Ai kërkoi që Kuvendi të trajtojë me prioritet këtë cështje përmes rezolutave dhe masave konkrete ndaj institucioneve përgjegjëse.

Bozdo u ndal edhe te ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, duke pretenduar se pa blerjet masive të euros, monedha evropiane do të kishte pësuar një rënie edhe më të fortë.

EMISIONET