Berisha: Rama mori borxh 5 miliardë euro dhe i vodhi! Rrogat në Shqipëri 50% më të vogla se në Kosovë
Nga Kurbini ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kurbin, Behar Haxhiu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua demokratëve në Kurbin teksa tha: "se e keni mbështetur PD-në në kohëra të vështira, jeni forcë dhe energjia e sukseseve".
"Më së pari një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë dhe një ndjesë të ndjerë për të gjithë ata të cilët mbetën për shkak të kapacitetit të sallës, në oborrin e këtij pallati. Mbetem borxhli dhe mirënjohës, pafundësisht. Të dashur demokratë të Kurbinit, mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.
Vij sot me një ndjenjë kënaqësie të veçantë të paraqes para jush si kandidat për qytetar të parë të bashkisë Kurbin, njërin nga qeveritarët vendorë më të sprovuar jo vetëm të Kurbinit, por edhe të Shqipërisë, Behar Haxhiajn. Njeriun që qeverisi si një shërbëtor i bindur, i përkushtuar, i qytetarëve që e votuan atë. Njeriun që vuri të gjithë energjinë e tij për të zgjidhur, problemet, hallet e komunës dhe qytetarëve të saj. Por Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë. Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet. Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën", u shpreh Berisha.
Berisha theksoi se rrogat në Shqipëri 50% më të vogla se në Kosovë, ndërsa tha se ne 2013, la pagat më të larta në Ballkan.
"Shqipëria këto 8 vite, cilido që ndalet dhe analizon, konstaton se ka një rrokullisje të jashtëzakoshme, ka një shkretëtim që nuk e ka njohur kurrë në historinë e saj, ka një varfërim në rritje. Ka një mungesë të plotë rendi, një shkatërrim të shërbimeve, shkatërrim të institucioneve. Shqipëria sot nuk ka drejtësi, ajo që quhet drejtësi sot është një seksion i partisë së Edi Ramës. Të gjitha këto përbëjnë një dramë të vërtetë dhe ka një rezultate; largimi masiv i shqiptarëve nga Shqipëria. Në 8 vite u larguan nga Kurbini, nga Shqipëria, u larguan më shumë se 1/3, më shumë se një gjeneratë. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve, kanë ikur më shumë se 1/3 e mjekëve, kanë ikur gati gjysma e mjekëve. Sot për mjekë për frymë jemi pothuajse sa në vitet ’60. Sot mjekë për frymë kemi aq sa kishim në vitet ’60.
Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën. Sot mësuesi në Kosovë, 50-70% më shumë se mësuesi në Shqipëri. Mjeku në Kosovë, merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri. Oficeri, polici në Kosovë merr një rrogë 50% më të lartë. Nuk po marr Malin e Zi, se i ka edhe shumë më të larta.
Çfarë ndodhi me ne, pse kjo? Në vitin 2013, ne arritëm në një arritje të jetës sonë, sepse ne kemi qenë më të varfrit, por në vitin 2013 ne e dorëzuam pushtetin kur shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se bullgarët dhe rumunët që ishin në BE. Rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan, po pse? Sepse ai ishte qëllimi më kryesor i qeverisë. Sepse nuk ka qenë e cila zgjidhet me votëbesimin e qytetarëve që nuk ka qëllim numër 1, të ua rikthejë qytetarëve në rroga, pensione, shërbime taksat e tyre. Taksat që paguajnë qytetarët në çdo gotë uji, kafshatë buke, në çdo gjë që blejnë, ato janë për të mbajtur administratën dhe pastaj për qytetarin, shpërblimin e tij, rrugët, shkollat, ujësjellësin, kanalizimet", u shpreh Berisha.
Berisha shtoi se Rama mori borxh 5 miliardë euro dhe i vodhi, nuk rriti asnjë rrogë, asnjë pension, po i varfëron qytetarët çdo ditë
"Pa më thoni pak, çfarë ndodhi në këto 8 vite. Në këto 8 vite, jo që nuk u rritën rrogat, por këto 8 vite, secili rrogëtar në Shqipëri me rrogën që merr sot, blen 30 % më pak se sa blinte në vitin 2013. Sepse janë rritur çmimet, sepse në sistemin ku jetojmë, në sistemin e tregut rritja e çmimeve është fenomen natyral i tregut, fenomen i pashmangshëm, dhe nga kjo rritje sigurisht kjo kërkon rritje të vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve. Kjo rritje nuk mund të shndërrohet në varfërim dhe mjerim për qytetarët.
Por çfarë ndodhi? Edi Rama nga viti 2013 e gjer në këto muaj ka marrë borxh 5 miliardë euro. Scdo shtet, sikundër dhe familja, kur bën planin se çfarë do të bëjnë këtë vit, llogarit të ardhurat dhe ato kur nuk i dalin thotë do të marr edhe kaq borxh.
Ky ka marrë borxh 5 miliardë euro. Sa janë 5 miliardë euro? 5 miliardë euro janë të barabartë me shumën për të 6-fishuar rrogat e qytetarëve, ose të 3-fishosh rrogat dhe pensionet në Shqipëri. Ku shkuan këto, a u kthyen në rroga, pensioneve, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ferma? Jo që nuk u kthyen, por u vodhën në mënyrën më të paimagjinueshme. U vodhën sepse këta ndërtojnë punët publike, duke vjedhur 80-90 % të shumës. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 mln euro, ndërkohë kudo në botë, ajo ndërtohet në fushë me 2-3 mln euro.
Këta ndërtojnë shkollën me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në të gjithë botën kushton 700 mijë euro, se janë standarde, ka manuale. Këta të gjitha tenderat po ti lexoni i japin me fondin limit maksimalÇfarë ndodh me këtë ua shpjegoj unë ju. Sipërmarrësit paraqiten dhe bëjnë pazarin, u thonë, sa e ndërton ti ketë dhe ai jep një shumë. Jo nuk e ndërton me kaq, do të sjellës këtë shumë, por nga kjo shumë që e ndërton ti dhe kjo që japim ne do e ndajmë bashkë. Dhe kështu veprojnë në çdo tender me paratë tuaja. Zyra ngjitur me Edi Ramën, që varet direkt nga ai, ajo e shoqërisë së informacionit ka bërë 250 tendera sekretë. 250 herë ka vjedhur, janë ndaluar me ligj. Pra ndaj dhe mjekët ikin, qytetarët ikin.
Çfarë ndodh me fshatin. Subvencionet, mbështetja që i jepet bujqësisë në Shqipëri është vetëm 1/5 e asaj që jep Kosova. Kosova ka buxhetin2 miliardë, krahasuar me 4 miliardë që e ka Shqipëria. Por Kosova nuk kryen punë publike, me çmim 6-8 herë më të lartë seç është kostoja. Kosova ka një kryeministër, por jo vetëm Kosova, por edhe Maqedonia, edhe Mali i Zi, edhe Serbia, Bosnja të gjithë, çdo qeveri ka një qëllim, jo ti varfërojnë qytetarët dhe ti mjerojë, por përkundrazi ti mëkëmbë progresivisht.
E dëgjuat ju këtu Abazoviçin, unë 4 vite tha ndjenja dhe ua rrita 200 euro rrogën malazezëve. Bravo u qoftë. Ua rriti rrogën se mendonte për qytetarët. Nuk mendon për qytetarët ky. Ky përkundrazi i urren qytetarët. Po pse i urren qytetarët. Po pse i urren qytetarët, se është një fjalë e madhe kjo të thuash që i urren. I urren se i vjedh. Ai ka me qytetarët shqiptarë, raportin që ka hajduti me viktimën e tij. Absolutisht. Ai i urren qytetarët, se ai thotë firmos bam, bam, bam për xhepin e tij. Sepse ai firmos 420 mln euro djegësin e Tiranës dhe të 3 djegësat shkojnë 600-700 mln euro dhe nuk ekziston asnjëri. Dhe sot me Sharrën ai me Erion Veliajn presin para çdo ditë. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehrash që depozitohet në Sharrë, ndërkohë që kontrata është 11 euro. 18 euro fut në xhep Edi Rama me Erion Veliajn. Pa llogaritur këtu qindra e mijëra ton inerte të kompanive të ndërtimit të cilat i detyrojnë ti çojnë në Sharrë. Pra kjo është situata", deklaroi Sali Berisha.