Meta vijon takimet në Tiranë: Do bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe fuqizojmë familjet shqiptare

Ilir Meta thotë se Partia e Lirisë është e vendosur të bëjë gjithçka që të mbështesin dhe të fuqizojnë familjet shqiptare.
Sipas tij, kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.
-
-
Pse të rinjtë kalojnë aq shumë kohë në TikTok?
25 Mars, 15:47
"Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim. Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë".
Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj, Meta vizitoi njësinë nr.1, ku u përcolli banorëve këto qëndrime në takimet e ngrohta dhe rastësore.
"Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim".


