Berisha mbledh Kryesinë dhe voton kandidatët për këshillat bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e "14 majit"

Berisha mbledh Kryesinë dhe voton kandidatët për këshillat

Teksa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, aktivitetet politike bëhen më intensive, të paktën në kampin opozitar.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi do të zhvillojnë sot një takim me të rinjtë e FRPD në selinë e Partisë Demokratike, salla “Pjetër Arbnori”.

Po sot në mbrëmje në ora 21:00 Berisha mbledh kryesinë, ku si rend dite është diskutimi dhe miratimi i listave emërore të këshilltarëve bashkiakë të bashkive të vendit për Koalicionin “Bashke Fitojmë”.

Berisha mbledh Kryesinë dhe voton kandidatët për këshillat

Mësohet se deri mesditën e sotme, në mbledhje, kryesisht kryetarët e degëve të grupit të Alibeajt janë më së shumti për të garuar me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit.

Nga ana tjetër ka edhe kryetarë të cilët deklarojnë që në ato degë ku kandidatët e Primareve janë potencialë për të fituar, të lihen pa kandidatë të Alibeajt përballë.

Ndërkohë po sot kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj nxjerr kandidatët për 14 majin. Alibeaj tha dje pas mbledhjes me grupin e PD dhe Kryesinë se sot do të formalizohet vendimi në lidhje me mënyrën si do të garohet në “lokale”.

Berisha mbledh Kryesinë dhe voton kandidatët për këshillat

“Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Vendimi final do përbëhet nga kryesia, grupi dhe kolegji.. nesër (sot) do jetë i plotë”, tha ai.

Të hënën është afati i fundit për të çuar në KQZ listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë.

sali berisha zgjedhjet e 14 majit berisha zgjedhjet vendore zgjedhjet alibeaj enkeljed alibeaj kandidatet

EMISIONET