“Rrëfimi vetëvrasës” i gjobëvënësit/ Prokuroria nis hetimet për Adriatik Doçin që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i KLSH-së!

“Rrëfimi vetëvrasës” i gjobëvënësit/

Pas skandalit të tre ditëve më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për gazetarin gjobëvëns Adriatik Doçi, për të cilin janë publikuar të paktën 3 audiopërgjime nga portali PublikTV.Live.

Përgjimet në fjalë kanë nxjerrë zbuluar si shantazhues, kërcënues dhe gjobaxhi, Adriatik Doçin, i cili tregon me zë se si në rolin në gazetarit me një portal anonim “Prapaskena”, u vendos gjoba politikanëve (deri tek kryeministri, thotë ai në këto përgjime), bizneseve, gjyqtarëve e prokurorëve.

“Rrëfimi vetëvrasës” i gjobëvënësit/

Gazetari gjobaxhi nuk ka kursyer asgjë në “rrëfimin” e tij te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.

Pas fillimit të hetimeve për audiopërgjmin, disa personazhe të tjerë jopublike dhe të botës së biznesit, kanë ngritur kallëzime ndaj Doçit dhe “Prapaskenës” së tij.

Lidhur me këtë ngjarje të paralajmëruar dhe denoncuar herë pas here edhe nga “Ora News” ka reaguar edhe Këshilli i Medias, i cili shprehet se ajo që gazetari pranon në këtë audio-përgjim është treguesi i parë publik i shantazhit mediatik ku përfshihen gazetarë.

"Mediat, gazetarët, bizneset, qytetarët duhet të denoncojnë publikisht rastet e gjobëvënies, që nuk është më gazetari por krim penal. Gjobëvënësit duhen treguar publikisht me gisht, duhen ndjekur penalisht dhe duhet të përjashtohen nga komuniteti i gazetarëve.

Ne u kërkojmë organeve të ligjit që ta hetojnë këtë rast, i cili jo vetëm shkel ligjin, por tregon shenja të një shoqërie pasive ndaj instrumenteve të demokracisë dhe përdorimit dashakeq dhe antiligjor të tyre", deklaroi Keshilli i Medias.

Në Gjykata ka pasur disa kallëzime penale e civile ndaj Adriatik Doçit, të këtij pseudo-gazetari që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërsa bëhet me dije se dhe një tjetër kallëzim po cohet në SPAK, duke kërkuar hetim të thelluar ndaj Adritik Doçit dhe të ngjashmëve të tij që bëjnë pis botën e gazetarisë.

Audiopërgjimet e realizuara nga portali PublikTV.Live

PËRGJIMI 1


Një audio-përgjim i publikuar nga portali “Publik Live”, ka konfirmuar me zë të lartë, aktivitetin gjobëvënës të Adriatik Doçit, personazhit më qesharak që lundron në botën e medias shqiptare, i cili përmes “Prapaskenës”, masakrës mediatike të Doçit, vendos gjoba të ndryshme financiare ndaj bizneseve dhe zyrtarëve përmes shantazheve dhe shpifjeve.

Gjatë kësaj bisede ai shprehet se ka gjobitur pronarin e EHË që ka në pronësi edhe rrjetin e supermaketeve Conad. Ai thotë se pas shkrimeve shantazhuese, ka lidhur marrëveshje me të dhe në këmbim të një pagese të majme nuk e sulmon më në portalin e tij.

PËRGJIMI 2

Pak orë pas publikimit të audiopërgjimit të parë, ku gjobaxhiu Adriatik Doçi, tregonte se si vendoste gjoba ndaj biznesit dhe politikanëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama, u akuza nga media që kishte realizuar përgjimin për kërcënim dhe sharje të gazetarëve të “PublikTV.Live”. Si rrjedhojë redaksia e këtij portali, PublikTV.Live, publikoi pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.

PËRGJIMI 3

Pas dy audiopërgjimeve të publikuara më herët, do të vinte dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.

Gjithashtu Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.

prokuroria adriatik doçi gjobëvënësi

EMISIONET