PPP-ja lë pa analiza Elbasanin/ Koncensionarit i mbaron fondi, laboratori i mbyllur deri më 3 prill

Prej disa ditësh laboratori mjekësor i specialiteteve në Elbasan është mbyllur. Shkak është bërë dhënia me koncension që në vitin 2021 dhe qytetarët nuk do t'u shërbehet deri në 3 Prill për shkak se fondi ka përfunduar. Vetë qytetarët shprehen se në mungesë të laboratorit ata janë detyruar që të paguajnë analizat nëpër institucione private me një kosto të lartë.

Prej disa ditësh në laboratorin mjekësor të Elbasanit nuk kryhet asnjë analizë!

Shkak i mosfunksionimit të këtij laboratori është bërë harxhimi i fondeve nga ana e koncensionarit.

Laboratori u dha me Koncension në 2021, ndërsa tanimë kjo praktikë i ka lënë qytetarët pa analiza.

Situata do të vijojë e njëjtë të paktën deri më 3 prill, kur pritet të që qarkullojë fondi nga qeveria.

Në këto kushte qytetarët, i janë drejtuar laboratorëve privatë!

Ata thonë se kjo gjë rrit kostot financiare tek ta!

“Sigurisht që është kosto e madhe për ne, pasi detyrohemi t’i bëjmë tek privati analizat. Ç’të bëjmë? Pensionistë jemi...”, shprehet një qytetare.

“Për mua për pensionin që marr kostoja është shumë e lartë”, thotë një qytetar.

“Kisha datën për të bërë analizën. Mora letrën nga doktori i lagjes dhe erdha këtu. Tani më sorollatën shko këtu, e shko atje nëpër sportele, më dhanë dy letra, vajta sipër te laboratori atje, dhe ata më tha në që të vesh poshtë të të lënë datën se është ndryshuar sistemi i asaj. Ndikon shumë se atje 7 mijë lekë është një analizë, unë e kam me diabet atë”, shprehet qytetari tjetër.

Laboratori i Elbasanit është një nga laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri pasi u shërben banorëve të 7 bashkive në qarkun e Elbasanit.

elbasan ersid karaj analizat laboratori

EMISIONET