Përplasja për “21 janarin”/ SPAK: E NJOFTUAM! BERISHA: GËNJEJNË!
Sali Berisha nuk u paraqit sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte thirrur për t’u pyetur mbi ngjarjen e 21 janarit 2011. Teksa Berisha deklaroi se thirrja ndaj tij “nuk është bërë sipas ligjit”, SPAK publikoi për herë të parë të gjithë procedurën, duke konfirmuar se ndaj tij janë dërguar dy urdhër-thirrje në disa adresa. Prokuroria sqaron se thirrjet janë refuzuar në banesë, në selinë e PD-së dhe në Kuvend, ndërsa njoftimi i fundit i është dërguar edhe me email.
Sali Berisha nuk u paraqit në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur për ngjarjen e 21 janarit!
Ndaj Berishës kishte një fletëthirrje të nënshkruar nga prokurori Alfred Shehu.
Por i pyetur për këtë refuzim, Sali Berisha deklaroi edhe një herë se thirrja e tij nuk është bërë sipas ligjit.
Por teksa Berisha po fliste në konferencë për media SPAK njoftoj të gjithë rrugën e ndjekur për ta thirrur Berishën, madje SPAK thotë për herë të parë se Berisha është thirrur dy herë për këtë çështje!
“Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025)”.
Më tej prokuroria e Posaçme sqaron se si nuk janë pranuar fletëthirrjet
“Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit: [email protected], më datë 10.11.2025.
I pyetur në lidhje me këtë njoftim të SPAK, berisha dha këtë përgjigje!
Sali Berisha është thirrur për tu pyetur për protestën e 21 janarit të vitit 2011 kur përpara kryeministrisë që në atë kohë drejtohej nga kryedemokrati u zhvillua një protestë e dhunshme me disa viktima!
Reagimi i plote i SPAK
Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon: Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
[email protected], më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
VIDEO - LIDHUR ME KETE KRYEDEMOKRATI SALI BERISHA REAGOI SOT NGA SELIA BLU


