Berisha i përgjigjet Ramës: Lekët do të ti nxjerrim një e nga një! Pas 14 majit koha jote është e numëruar

Sali Berisha dhe Ilir Meta u shfaqën bashkë në fushatë pas Kolegji Zgjedhor vendosi të lërë emrin e kreut të Partisë së Lirisë si drejtues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit. Ish-kryeministri demokrat zhvilloi 4 takime të shtunën në jug të vendit.

Sali Berisha i konsideroi kërcënuese deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Kamzë për bashkëpunimin e qeverisë socialiste me kryebashkiakët e djathtë që do të dalin nga zgjedhjet e 14 majit.

Berisha: Sot Edi Rama ishte në Kamzë dhe foli si një pushtues i egër. Pati paturpësinë ti thotë qytetarëve të Kamzës, se po nuk votuat Rakip hajdutin nuk do të keni para, nuk do të keni para. Ja them këtu para jush, do të ti nxjerrim një nga një dhe mos guxo, se absolutisht pas 14 majit, kohërat tuaja janë të numëruara dhe do të ndjekësh fatin e mafias tënde. Çfarë ndodh miqtë e mi. E përgëzoj Fatmirin, foli për socialistët me një respekt të palëkundur. Unë u them sot, se shqiptarët, është një moment për tu bashkuar, çfarë do partie që janë. Sekti i rilindjes është sekti më i egër, është sekti më i keq, është fara më e keqe që ka parë kjo tokë ndonjëherë.

Në prezantimin Ardit Cikulit si kandidat të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Sarandën dhe Fatmir Sheros për Konispolin, Berisha duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve, kishte një thirrje të veçantë për gratë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, theksoi refuzimin e kandidatëve të PS për ballafaqim me kandidatët e koalicionit opozitar dhe u ndal në mënyrë të veçantë tek çështja Butrinti.

Më herët gjatë prezantimit të kandidatëve për kryetarë bashkie në Përmet e Këlcyrë, Berisha e cilësoi zbatim të urdhrit të Edi Ramës vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të vendosur emrin e Ilir Metës në fletën e votimit të 14 majit, si drejtues i koalicionit "Bashkë Fitojmë".

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET