"Bëj be që s’ke qenë në Aruba" - Gjiknuri, Berishës: Çfarë marrëveshjesh ke bërë që të udhëtosh sërish në SHBA?

Pas deklaratave të Sali Berishës se ka qenë në Aruba, së cilës i shtoi “edhe po s’ke qenë të gjithë për ty thonë”, Damian Gjiknuri ngriti dyshime për marrëveshjet e kreut të PD që i kanë lejuar të udhëtojë sërish në SHBA.

“Ai ka një parim, nuk ka rëndësi gënjeshtra thotë, ka rëndësi kush e thotë i pari. Ai e di shumë mirë q ës’njoh asnjë nga ata persona, as i njoh fare dhe kjo është e verifikueshme nga çdo udhëtim imi sepse kemi qenë gjithnjë subjekte të skrutinitetit të çdo lloji. Fatkeqësisht, disa nga emrat që përmenden aty, janë disa nga familjarët e tij në foto.

Kur të dalë e vërteta e Arubës, unë do të pyes se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai që e kanë lënë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë t’ua shpjegojë demokratëve të tij, por unë do të flas kur të dalë e vërteta e Arubës”, tha Gjiknuri.

Kurse Berisha i kërkoi të betohej që s’ka qenë, ndërsa tha se dosjen e Arubës e ka në dorë Altin Dumani, armiku i tij.

“Dil bëj be që s’ke qenë, betohu që nuk ke qenë në Aruba. Gjithçka është trillim dhe vetëm trillim. Dosjen e ka në dorë një armik imi që quhet Altin Troplini, Altin Gjoka, ai e ka dosjen dhe mezi do të priste të shihte, kurse ty të fsheh ai”, tha Berisha.

PËR MË SHUMË NDIQNI TË GJITHA PUNIMET PARLAMENTARE NË SEANCËN E SOTME

EMISIONET