Balla: I humbur nga këto protesta ka dalë Berisha, ia morën sheshin s’ka më foltore!
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se i humbur nga protestat e qytetarëve, ka dalë Sali Berisha dhe Partia Demokratike, pasi sheshi është i mbushur me qytetarët dhe PD nuk ka mbajtur më foltoret e çdo të hëne.
“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, pa molotovë, fishekzjarrë, pa dhunë dhe mi të gjitha i morën sheshin atij atje.
Të hënë për të hënë me krushqit 40-50 vetë tani ata ta morën Sali. Gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e Syrit, për të çuar deputetët vjedhurazi”, tha Balla.
PËR MË SHUMË NDIQNI TË GJITHA PUNIMET PARLAMENTARE NË SEANCËN E SOTME

