Begaj takon homologun kroat: Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve

Begaj takon homologun kroat: Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Kreu i shtetit shprehet se Milanović, është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Begajt, për Shqipërinë dhe Kroacinë, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

“Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Begaj

EMISIONET