Begaj pret ministrin kroat Gordan Grlić-Radman: Tiranë-Zagreb, partneritet strategjik dhe mbështetje për integrimin në BE

Begaj pret ministrin kroat Gordan Grlić-Radman: Tiranë-Zagreb, partneritet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, ku në fokus ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimi i partneritetit strategjik.

Gjatë bisedës u vlerësuan raportet miqësore mes Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Zagrebit për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Palët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si ekonomia, mbrojtja, energjia, infrastruktura dhe turizmi.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe për angazhimin e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në takim u diskutua edhe situata në rajon. Presidenti vlerësoi qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kroacia konfirmoi gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën europiane dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

 

EMISIONET