Gjata: Veshja është një mënyrë komunikimi
Gazetarja Ina Gjata ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku ndau mendimin e saj mbi trendet e modës për verën 2026 dhe ndikimin që ato kanë në mënyrën se si njerëzit ndihen dhe prezantohen.
Gjatë bisedës, Gjata theksoi se veshja nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por edhe një formë komunikimi me veten dhe me të tjerët.
Sipas saj, ndjekja e tendencave të modës ndikon pozitivisht edhe në vetëbesimin e një personi.
Ajo nënvizoi se moda nuk duhet parë vetëm si një mënyrë për t'u dukur bukur, por edhe si një element që ndikon në gjendjen emocionale dhe në besimin që secili ka te vetja.

