Bekteshi:Garderoba shpesh pasqyron mënyrën si ndihemi
Enertila Bekteshi,psikologe klinike ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për tendencat e verës 2026 dhe lidhjen mes veshjes, emocioneve dhe mënyrës se si individi e percepton veten.
Gjatë bisedës, Bekteshi u ndal te ndikimi psikologjik që ka mënyra e të veshurit, duke theksuar se zgjedhjet tona në garderobë shpesh tregojnë shumë për gjendjen tonë të brendshme.
Sipas saj, lidhja mes anës shpirtërore dhe garderobës është e rëndësishme, pasi veshja mund të ndikojë në mënyrën se si përjetojmë situata të ndryshme në jetën e përditshme.
Bekteshi theksoi se nuk duhet të gjykojmë gjithmonë një person vetëm nga mënyra si vishet, pasi ka individë që ndihen të qetë dhe të sigurt me stilin e tyre personal, edhe nëse nuk ndjekin domosdoshmërisht tendencat.

