Basti i Flamur Hoxhës: Nëse nuk e fitoj qarkun e Kukësit në 2025, vazhdoj dhe shkoj tek shtëpia!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 22:14
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Flamur Hoxha tha se nëse nuk e fiton qarkun e Kukësit në 2025 atëherë nuk do të largohet në shtëpi.
Hoxha: Larg qoftë që të jetë në pushtet sërish PS-ja në 2025! Mua më kanë caktuar drejtues qarku në Kukës. Nëse flas për rezultatin e kam të qartë. Nëse nuk marr rezultatin, vazhdoj dhe shkoj tek shtëpia se nuk fitoj qarkun Kukës. E kam mision sepse kam marrë shumë vota në atë qark. Edhe sikurse të mos jem kandidat, e kam detyrë që ta nxjerr fitues atë qark.