Basha: Kultura “ha Muço, pi Muço” e politikës shqiptare të marrë fund, s’ka njerëz të paprekshëm

Në një konferencë për mediet, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se është imperative që kultura “ha Muço, pi Muço” e politikës shqiptare të marrë fund.
Ai tha se Shqipëria duhet të ankorohet në aleancës perëndimore me vepra dhe jo me fjalë.
Basha: Është imperative që kultura “ha Muço, pi Muço” e politikës shqiptare të marrë fund. Shqipëria duhet të ankorohet në aleancës perëndimore me vepra dhe jo me fjalë. Duhet të bëjë pjesën e saj sa i takon edhe mbrojtjes së Kosovës dhe duke shuar çdo dyshim se flasim si perëndimorë dhe sillemi si lindorë.
Këtu kama parasysh elementë të lindjes, ku ka njerëz të pa prekshëm, ndërsa në perëndim nuk ka njerëz të pa prekshëm. Kemi pasur një çmim për këto gjera identitare, dhe kjo është e vetmja rrugë për interesin kombëtar.

