Balliu: Rrezikimi i Samitit të NATO-s në Tiranë si pasojë e keqqeverisjes

Balliu: Rrezikimi i Samitit të NATO-s në Tiranë si pasojë e

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lajmet se, Samiti i NATO-s rrezik të mos mbahet në Tiranë.

Balliu shkruan se, kjo gjë po ndodh për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt një turpi të madh përballë aleatëve tanë. Rrezikimi i Samitit të NATO-s në Tiranë është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së tij.

Prej kohësh kam paralajmëruar se Shqipëria nuk po përmbush detyrimet ndaj NATO-s, sepse fondet që duhet të shkonin për mbrojtjen po shpërdorohen nga korrupsioni. Kur vidhen paratë e shqiptarëve, nuk ka investime për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare.

Partia Demokratike e anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe përmbushi detyrimet ndaj Aleancës. Sot, pas viteve të qeverisjes së Edi Ramës, vendi rrezikon të humbasë besimin e aleatëve tanë euroatlantikë.

EMISIONET