Baçi: Rama është i tmerruar nga humbja që e pret me 14 maj, po bën çmos të pengojë PD

Grupimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt dorëzuan ankim në KAS ndaj vendimit të KQZ-së që refuzoi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Ankimi u regjistrua edhe pse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kujtoi se ishte në pritje të afatit prej 48-orësh që i kishte lënë grupit të Alibeajt për plotësimin e dokumentacionit.

Deputeti Luan Baçi në një intervistë për Rtv Ora flet për vazhdim të komedisë dhe lojës së Edi Ramës për të eleminuar PD dhe opozitën shqiptare.

"Vazhdon komedia dhe loja që luan Edi Rama me qëllimin që i ka vënë vetes të eleminojë opozitën shqiptare, të eleminojë PD dhe mos ta lejojë të futet në zgjedhjet e 14 majit. Edi Rama në 2019 i mori zgjedhjet lokale në tavolinë dhe sot ekzistojnë 61 bashki me këshilla bashkiak monist dhe kryetarë bashkish të emëruar nga Edi Rama pa alternativë përballë si rezultat i marrëveshjes që bëri me Lulzim Bashën.Tani që PD është ringritur, Edi Rama i frikësuar dhe i tmerruar nga humbja që e pret me 14 maj bën çmos me mercenarët pranë PD vazhdon ta pengojë PD për të mos e regjistruar në zgjedhje".

Për Luan Baçin, Lulzim Basha nuk i kishte bërë llogaritë mirë.

"Lulzim Basha nuk i parashikoi dot gjërat si duhej. Mendoi se PD do të ishte peng i Lulzim Bashës dhe nuk do ringrihej.Ringritja e PD në këto nivele e ka tërbuar Ramën dhe Bashën bashkë me Alibashën. Janë ndodhur para të papriturave. Opozita është e gatshme për të marrë pushtetin. Lulzim Basha nuk e ka problem të dalë gënjeshtar por nuk mund të firmosë përsëri një autorizim apo shkresë që është e detyrueshme për një kryetar partie që drejton një subjekt politik në prag zgjedhjesh ku nënshkruan deklaratën e përgjegjësisë personale dhe nuk mund të delegohet.

Gjendur në këto situata turpëruese dhe poshtëruese nuk mund të firmosë tashmë dhe kërkojnë me insistim të regjistrohet pa këtë deklaratë të bërë nga kryetari. Ndërsa kryetari i komanduar nuk mund të firmosë një deklaratë të tillë.Celibashi lau duart, shërbimi i duhur do të ishte regjistrimi i PD me kryetar Sali Berishën në zgjedhjet e 14 majit, atë që shprehu. Nuk kishte asjë problem në dokumntacion. Celibashi është pjesë e gjithë kësaj shpure që luajnë lojën e kungulleshës për të mos lënë PD e vërtetë që të regjistrohet".

E ndërsa regjistrimi mbetet pezull në KQZ, ai ka bindjen se PD e Alibeaj do të regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit.

"Mendoj se po. Rama do të bëjë çdo lëvizje për ta regjistruar Alibashën se kërkon patjetër të ketë një sigël të PD, atë sigël që është e Ramës me mercenarët e tij. Është e vetmja shpresë e Ramës që të shpëtojë nga humbja e sigurt në shumicën dërmuese të bashkive.

Nëse nuk do kishte frikë nuk kishte pse bënte gjithë këto lojëra dhe ndërhyrje. Rama e di që do ketë përballë kandidatët e primareve për ta mundur. Ne do ta gjejmë patjetër formën e prezantimit dhe paraqitjes para qytetarëve. Nuk do ta lëmë 14 majin si në 2019 me tavolinë bosh".

EMISIONET