Grupi i Alibeajt i kërkon të kandidojë për Tiranën, "godet" Rudi Erebara: Kam gëzim të madh që mbërriti kjo ditë ...

Grupi i Alibeajt i kërkon të kandidojë për Tiranën,

Shkrimtari Rudi Erebara ka reaguar pas kërkesës që i është bërë nga grupi i të autorizuarit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt për të ushtruar profesionin e kryetarit të partisë, për ta kandiduar për kryetar bashkie i Tiranës.

Ai ende nuk ka dhënë një përgjigje për këtë ftesë, ndërsa në një reagim në Facebook, shkruan:

"E vështirë ndryshimi si në 1991. Më kanë kërkuar Partia Demokratike e vërtetë për kryetar bashkie.

Më poshtë mund të jepni mendime. Edhe unë e kam një mendim, se kam gëzim të madh që kemi nxjerrë njerëz nga burgu.

Kam gëzim të madh që u kthyem shtëpitë shqiptarëve. Kam gëzim të madh, që mbërriti kjo ditë kur mund të na përmendin emrin.

Edhe vazhdoni më poshtë. E vazhdoj këtë dhimbje të madhe se pashë një mik e vëlla me lot.

Një mik e vëlla amerike, që qante. Unë e di që nuk kemi shumë ndonjë gjë, por të paktën më poshtë thoni pse jo, pse nuk duhet të jem une kryetar i Bashkisë Tiranë kur ju kanë vjedhur me milirada.

Edhe pse jo, të jetë një tjetër që nuk janë ata”, shprehet Rudi Erebara.

EMISIONET