“Asnjë votë nuk do preket”, Cara: Ndryshimi në Durrës, domosdoshmëri! Sakon e kanë kapur për fyti

“Asnjë votë nuk do preket”, Cara: Ndryshimi në

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese.

Cara ishte tek e tregu i fruta-perimeve të qytetit, ku theksoi se ‘produktet nuk mungojnë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm’.

Në takimet me qytetarë Cara theksoi se do të punojë për Durrësin, për hapësira dhe mundësi për këdo.

“Qyteti je ti, që të diferencojnë dhe të harrojnë; që të mbajnë larg dijes dhe shkollimit; që të largojnë dhe të kufizojnë; që prek mospërfilljen, arrogancën, çdo ditë; që nuk di se ku të drejtohesh për ta ndjerë veten të barabartë e jo vetëm në letër. Qyteti jemi ne, të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin. 14 maji është zgjedhja jonë”, tha ai.

PO ashtu Igli Cara u shpreh mbremjen e sotme me bindje se votat në zgjedhjet e 14 majit nuk do të preken.

Cara thotë se janë marrë të gjitha masat për procesin e votimit dhe atë të numërimit.

“Është e vërtetë që mund të jem vetëm me një numërues në tavolinë të votimit. Gjithsesi, pritet vendimi i KAS. Nuk më shqetëson fare ky element, unë ju siguroj juve dhe qytetarëve të Durrësit që asnjë vote nuk do të preket. Kemi marrë të gjitha masat, jo vetëm me strukturat, por të gjithë elementët mbrojtës edhe në numërim, edhe gjatë ditës së votimit. Këtë ta jap me siguri të plotë”, tha Cara në tch.

Igli Cara bie dakord se në garën për Bashkinë e Durrësit, nuk ka përballë një forcë politike me rregulla loje por një bandë me të cilën do të përballet sa herë të jetë nevoja.

“Nuk kam pasur mundësi herë tjetër të jem në garë, isha në 2021-shin kur ishte kjo bandë dhe do më kenë përballë sa herë që të më jepet mundësia. Pas 23 viteve është mirë që të bëhet edhe një bilanc. Sot kam z. Bushati përballë, por do të ishte mirë që të kisha zonjën Sako. Kjo është gjëja më normale në një vend demokratik. Fatkeqësisht ata kanë një vendim të tyre që nuk duan që kandidatët e tyre të jenë përballë rivalëve, por kjo nuk do të më ndaloj të them të gjitha që unë mendoj për këtë garë. Se cfarë ka përjetuar qyteti i Durrësit në gjithë këto vite dhe cfarë do të ndodhë pas datës 15”, u shpreh Igli Cara.

Sipas tij, kryebashkiakja aktuale Emiriana Sako i shërben një pakice, sipas tij të kapur për fyti.

“Filozofia e Sakos është filozofi e shërbimit të një pale që e kanë kapur për fyti. Kur kandidon për një post nuk kandidon për moshën por ofrohesh për atë çfarë do të japësh dhe përvoja është pozitive se kam dhënë disa prova para qytetarëve. Një nga kontributet më të rëndësishme është jo vetëm investimet në Durrës por në të gjitha drejtoritë e shërbimeve për qytetarët. Nga viti 2006 kemi bërë universitetin e Durrësit të dytin në Shqipëri. Kam bërë goxha që të krijohet sot kampusi universitar ku së bashku me Berishën dhe me ministren e Arsimit kemi investuar. Të gjitha këto janë investime dhe më i madhi investim i imi është se kam qenë pranë qytetarëve gjithmonë i gatshëm me vullnet të plotë për t’i ardhur në ndihmë Durrësit”, u shpreh ndër të tjera Cara.

igli cara cara

EMISIONET