Gara për Kavajën, Fisnik Qosja takim me tregtarët e fruta-perimeve: Ata kanë besim tek ne, kjo na shton përgjegjësinë
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja zhvilloi sot takime në tregun e fruta perimeve të qytetit.
Ai u njoh me problematikat që përballen tregtarët dhe blerësit çdo ditë. Në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se “të gjithë duan që gjërat të ndryshojnë dhe kanë besim tek ne, çka na e shton përgjegjësinë për të nesërmen e 14 Majit”.
“Sot e nisëm ditën në tregun e Synejit. Tregtarët dhe banorët na pritën si zakonisht me përzemërsi e respekt! Të gjithë duan që gjërat të ndryshojnë dhe kanë besim tek ne, çka na e shton përgjegjësinë për të nesërmen e 14 Majit
Nuk është hera e parë që vij në tregun e Synejit, por asnjëherë nuk e kisha gjetur kaq të boshatisur e me kaq pak njerëz.
Tregtarët rrëfejnë se kurrë nuk janë gjendur në këtë situatë!
Mbështetja e bashkisë për fermerët është zero e kjo ka reflektuar në rritjen e kostos së prodhimit dhe rrjedhimisht në rritjen e çmimeve për blerësit.
Ndërkohë realiteti i varfërimit të përjavshëm të tregjeve dhe tryezave të qytetarëve, për kryebashkiakun në ikje dhe mercenarët janë përralla, ndërsa për Ne, një realitet që duhet të ndryshojë.
Mbështetja për fermerët dhe prodhuesit në territorin e Bashkisë Kavajë, do të jetë në listën e prioriteteve pas fitores më 14 Maj!
Edhe një herë, falenderime nga zemra për mikëpritjen e sotme në Synej. Me 14 Maj, ndryshojmë kurs”, shprehet ai.