Arroganca e socialistëve, Boçi i kthehet Ballës: Raporti i DASH-it alarm për ju dhe drejtësinë
Pas fjalës dhe ironisë së kreut të grupit parlamentar Taulant Balla me raportin tejet të rëndë për qeverinë dhe mazhorancën socialiste të Departamentit Amerikan të Shtetit, deputeti demokrat Luçiano Boçi nuk ia ka vonuar përgjigjen.
“Mos spekuloni, ja kërkesa jonë për interpelancë. Drejtësia në alarm! Më vjen keq për njohuritë e munguara të zotit Balla.
Duhet të keni njohuri dhe për incineratorët, që nxjerrin disa lloj hiresh. Hiret e inceneratorëve janë dhe ato që produktohen dhe ato që dalin përmes oxhaqeve në ajër.
Rri i qetë për njëjësit dhe shumësit e gjuhës. Kërkesa jonë për mocion me debat ja ku është e depozituar. Mos spekuloni.
Gjetjet e raportit t’i lexoj, ndaj duhet të ishim në alarm. Presioni politik frikësimi, burimet e kufizuara e pengojnë drejtësinë. Është ndezur alarmi për drejtësinë”, u shpreh ai.