Amnistia bashkon opozitën, Dogjani: Rama kërkoi të amnistonte personat e qeverisë të dënuar për korrupsion. Ja pse u tërhoq!

Deputeti demokrat Asllan Dogjani i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” komentoi sërish kundërshtimin e draftit të mazhorancës në lidhje me Amnistinë Penale.

Dogjani u shpreh se duke u bërë publik fakti se po tentohej amnistimi i personave të dënuar për korrupsion dhe duke qenë përballë presionit të madh të opinionit publik, Rama gjeti një formë për t’u tërhequr.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte deklarata e kryeministrit Rama i cili tha se nuk e dija agjendën që kemi për nesër në Kuvend.

Dhe kjo e bën atë të pabesueshëm, pasi sot ne e dimë që kemi një kryeministër që kërkon të kontrollojë gjithçka në këtë vend.

Por duke parë presionin e madh, mendoj se është bërë transparente amendamenti që socialistët e kanë transformuar duke përfshirë në këtë amnisti edhe persona të dënuar dhe gjykuar për korrupsion, dhe fakti që kjo u bë publik dhe ne si opozitë reaguam duke thënë se nuk ishte amendamenti jonë.

Propozimi i deputetit demokrat Bledion Nallbati kishte të bënte me një kërkesë, që numri i përfituesve të jetë i barabartë mes burrave dhe grave.

Dhe këta kanë menduar të amnistojnë bashkëpunëtorët e tyre të korrupsionit dhe duke u bërë publik ky fakt dhe duke qenë përballë presionit të madh të opinionit publik, si zakonisht Rama ka gjetur një formë për t’u tërhequr.

Por mendoj se kjo nuk ishte rastësore, por ishte e qëllimshme  dhe shpresonin që kur të dilnin personat e arrestuar për këto vepra penale do të merrej vesh”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Asllan Dogjani.

NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” TË PLOTË

EMISIONET