Shkollat e FETO-s, Rama: Në Shqipëri janë mbyllur institucione arsimore që ishin jo në përputhje me ligjin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në Shqipëri janë mbyllur institucione arsimore në bazë të ligjeve dhe rregullave që ka Republika e Shqipërisë.

Në një prononcim për mediet nga selia e PS, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS i pyetur nëse pas takimit me presidentin e Turqisë Erdogan dhe kërkesës së tij për të mbyllur institucionet arsimore të organzatës FETO do të mbyllen më shumë se 2 institucione që janë mbyllur më parë, Rama tha se, “shifrat i keni komplet të pasakta”.

“Në Shqipëri janë mbyllur më shumë sesa kaq dhe janë mbyllur në bazë të ligjeve dhe rregullave që ka Republika e Shqipërisë. Janë mbyllur institucione, të cilat mund t’i quani ju kështu ose mund t’i quajnë të tjerët ashtu, por janë mbyllur institucione që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e Republikës së Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbyllen ato institucione që nuk janë në përputhje me ligjin e Republikës së Shqipërisë, kudo qofshin, të kujtdo qofshin edhe kushdo qoftë që iu del për zot, apo iu del në mbrojtje, apo ju vë etiketa të caktuara”, theksoi Rama.

Deklarata e plotë e Ramës sot

EMISIONET