Reagime të forta pas deklaratës për Kosovën/ Kongresmeni amerikan Wilson s*lmon zyrtaren serbe

Reagime të forta pas deklaratës për Kosovën/ Kongresmeni

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe të Administratës Publike, Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si “të neveritshme” dhe nxitëse.

Wilson tha se deklarata të tilla janë një nga arsyet kryesore pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet të shqyrtojë mundësinë që Beogradi të organizojë sesionin vjetor të vitit 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e Qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, shkroi Wilson në platformën X.

Reagimi i kongresmenit erdhi pas deklaratave të Paunoviqit, e cila tha se nëse do të ishte në vendin e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq në vitin 1998, do të kishte kryer “spastrim etnik” në Kosovë.

Deklaratat e saj shkaktuan reagime të shumta edhe nga Bashkimi Evropian, i cili i dënoi duke i cilësuar si të papajtueshme me vlerat evropiane dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës e ka shpallur Paunoviqin “persona non grata”, duke i ndaluar hyrjen dhe kalimin transit në territorin e Republikës së Kosovës.

EMISIONET