Alibeaj-Berishës: Shpifjet në gojën e tij, refren i njohur i shkollës komuniste në politikën shqiptare

Alibeaj-Berishës: Shpifjet në gojën e tij, refren i njohur i

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës lidhur me të vëllain, të cilin e quajti si një kriminel që Alibeaj e ka mbrojtur.

Alibeaj shkruan se Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare, duke shtuar se akuzat për familjarët janë metoda komuniste.

Alibeaj: Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë t’ia japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët.  Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.

 

 

EMISIONET