Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Reagon Koçiu: Lajm tronditës! Shërim të shpejtë të lënduarve

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Reagon Koçiu:

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku një person humbi jetën dhe 12 të jerë mbetën të plagosur.

Përmes një reagimi publik, Koçiu u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë.

Zëvendëskryeministrja u uron të plagosurve shërim të shpejtë me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre.

“ Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë????, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre.”

EMISIONET