Berberi: Guidat të domosdoshme për të shmangur fatalitetet
Operatori turistik Olger Berberi, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, u ndal te zhvillimi i turizmit malor në Shqipëri, duke theksuar se ky segment po tërheq më shumë vizitorë të huaj sesa turistë vendas.
Sipas Berberit, destinacionet natyrore dhe malore të Shqipërisë po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar, ndërsa shqiptarët ende priren të zgjedhin më tepër bregdetin për pushimet e tyre.
Sipas tij, një udhërrëfyes turistik njeh mirë terrenin, orienton vizitorët drejt pikave më interesante, informon mbi historinë dhe veçoritë e zonës, si edhe ndihmon në menaxhimin e çdo problematike apo rreziku që mund të haset gjatë itinerarit.

