Radonshiq:Pushimet nuk shihen më si luks

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, foli për ndryshimin e sjelljes së shqiptarëve ndaj pushimeve dhe mënyrën se si turizmi është kthyer në një pjesë të planifikimit financiar familjar.

Sipas Radonshiq, vitet e fundit ka ndryshuar ndjeshëm mënyra se si familjet shqiptare menaxhojnë shpenzimet për pushime. Nëse më parë udhëtimet nuk përfshiheshin gjithmonë në planet vjetore të buxhetit, sot shumë qytetarë planifikojnë dhe kursejnë paraprakisht për këtë qëllim.

Sipas saj, turizmi nuk duhet të konsiderohet më si një luks, por si një nevojë që ndikon në mirëqenien dhe shëndetin mendor të individëve.

 

EMISIONET