Berberi: Çmimet e larta në disa resorte turistike janë të justifikuara nga shërbimi që ofrohet

Operatori turistik Olger Berberi, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, komentoi debatin mbi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit, duke argumentuar se në shumë raste tarifat e larta pasqyrojnë cilësinë e shërbimit dhe segmentin e tregut që synojnë.

I pyetur nëse çmimet, të cilat janë rritur nga viti në vit, justifikohen nga shërbimet e ofruara, Berberi u përgjigj se në rastin e njësive turistike me standard të lartë, ato janë të arsyeshme.

Sipas tij, fakti që një pjesë e shqiptarëve nuk mund t'i përballojë këto tarifa nuk do të thotë domosdoshmërisht se çmimet janë të pajustifikuara, pasi resortet dhe hotelet luksoze synojnë një treg specifik me fuqi më të lartë blerëse.

 

EMISIONET