Radonshiq: Turizmi po nxit ekonominë

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, analizoi ndikimin e turizmit në ekonominë shqiptare, duke theksuar se sektori po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit.

Sipas saj, turizmi prej vitesh është kthyer në një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke ndikuar jo vetëm në sektorin e shërbimeve, por edhe në industrinë e ndërtimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme.

Radonshiq u shpreh se rritja e kërkesës për apartamente në zona turistike dhe në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve, si pasojë e përdorimit të tyre gjithnjë e më shumë për qira ditore.

Ajo theksoi se lidhja mes turizmit dhe ndërtimit ka sjellë efekte pozitive në ekonomi, duke argumentuar se pa zhvillimin e këtyre dy sektorëve, ekonomia shqiptare do të kishte pasur më pak progres.

EMISIONET