35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

Kryetari i Partisë Socialsite, njëherësh Kryeministër, Edi Rama uroi sot anëtarët e Partisë Socialiste për 35-vjetorin e kësaj force politike.
Rama shprehu bindjen e patundur në misionin historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Partia Socialiste zhvillon sot festën e 35-vjetorit në orën 17:30 në sheshin “Italia”.

