Shkolla Verore nis më 15 qershor në 47 shkolla në Tiranë dhe Kamzë

Shkolla Verore nis më 15 qershor në 47 shkolla në Tiranë dhe

Nga 15 qershori në bashkëpunim me World Vision Albania nis programi i Shkollës Verore në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamzë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila theksoi se shkollat verore presin fëmijët për të luajtur, për të krijuar dhe për të kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin.

““Shkolla Verore vjen si vijim i programit “Pas Shkolle” për t’i shndërruar shkollat në hapësira të dashura ku bëhet sport, aktivitete komunitare, art dhe zeje, shah, kodim, për pushime të bukura, por edhe aktive”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro ftoi të rinjtë nga gjimnazet e Tiranës të bëhen pjesë vullnetarisht në skuadrën e Shkollës Verore.

Shkolla Verore do të zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore. Gjatë kësaj kohe, fëmijët do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale.

Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Ky është viti i dytë që zbatohet Shkolla Verore, si pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.

EMISIONET