Papa Leoni XIV: Emigrimi duhet të shihet si mundësi për bashkim dhe pasurim të popujve!

Papa Leoni XIV të premten theksoi rolin e emigrimit në nxitjen e takimit dhe pasurimit të ndërsjellë midis popujve gjatë fazës së fundit të vizitës së tij në Ishujt Kanarie të Spanjës.
“Emigrimi ka një mesazh të rëndësishëm për të përcjellë, sepse mund të bëhet një mundësi për takim dhe për pasurim të ndërsjellë midis popujve”, tha Papa gjatë një takimi me emigrantët në Qendrën Las Raices në Tenerife.
Ai u bëri thirrje emigrantëve të ndajnë thesarin e njerëzimit dhe kulturave që kanë sjellë me vete, duke mbetur të hapur ndaj asaj që ofrohet nga komunitetet pritëse.
“Ne duhet ta jetojmë këtë me përgjegjësi, duke menduar për të ardhmen e brezave që do të vijnë, të cilëve dëshirojmë t’u kalojmë një trashëgimi të një qytetërimi dashurie”, tha ai.
“Është providenciale që ne jemi në gjendje të takohemi, të shohim njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të dimë se përtej origjinës sonë, dashuria e Zotit nuk njeh kufij, nuk bën dallime, u dhurohet të gjithëve dhe na bashkon në unitet”, shtoi Papa.
Ai falënderoi më tej qeverinë, institucionet dhe vullnetarët për bashkëpunimin e tyre në bërjen të mundur të një ndihme të tillë humanitare, “duke u rikthyer shpresën dhe dinjitetin atyre që janë të prekur”.

