Juventus në ndryshim të madh: Carnevali merr drejtimin pas dorëheqjes së Comolli, vijon kaosi në klub!

Juventus në ndryshim të madh: Carnevali merr drejtimin pas

Tek Juventus ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në strukturën drejtuese, ku Giovanni Carnevali është emëruar administrator i deleguar dhe drejtor i përgjithshëm i klubit.

Vendimi vjen pas dorëheqjes së francezit Damien Comolli, i cili sipas raportimeve do të përfitojë një dëmshpërblim prej 850 mijë eurosh bruto, ndërsa klubi ka hequr dorë nga kërkesa për kthimin e bonusit të firmës.

Carnevali: “Krenar dhe me përgjegjësi të madhe”

Në deklaratën e tij të parë, Carnevali u shpreh se ndihet i nderuar për detyrën e re dhe premtoi angazhim për stabilitet dhe sukses në klub.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi për të ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm rritjeje,” deklaroi ai.

Paqëndrueshmëri në drejtim

Ky ndryshim vjen në një periudhë të gjatë pa stabilitet në drejtimin e klubit, ku Juventus ka kaluar disa administratorë dhe drejtorë sportivë në pak vite, ndërsa rezultatet sportive nuk kanë reflektuar pritshmëritë historike të klubit.

Në 129 vitet e historisë së tij, klubi bardhezi po përjeton një nga periudhat më të luhatshme në aspektin menaxherial dhe sportiv.

EMISIONET