Johnson për Oscar-in: Do të ishte e jashtëzakonshme, por filmi mbetet fitore personale!

Johnson për Oscar-in: Do të ishte e jashtëzakonshme, por filmi

Dwayne Johnson ka folur hapur për pritshmëritë e tij lidhur me filmin biografik “The Smashing Machine”, duke pranuar se shpresonte për nominimin e tij të parë për çmimin Oscar, por pa e konsideruar mungesën e tij si zhgënjim.

Në një intervistë për “Esquire”, aktori u shpreh se interpretimi i legjendës së UFC-së, Mark Kerr, ishte një nga përvojat më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Do të kishte qenë e jashtëzakonshme të nominohesha për Oscar. Është e rrallë të arrish në atë pikë ku përmendesh për një nominim të tillë,” tha Johnson.

Ai shtoi se, pavarësisht mungesës së nominimit, projekti mbetet një sukses personal dhe profesional.

Një rol transformues për “The Rock”
Në filmin “The Smashing Machine”, Johnson sjell një interpretim dramatik të ish-kampionit të UFC-së, Mark Kerr, ndërsa në kast marrin pjesë edhe Emily Blunt, Ryan Bader, Bas Rutten dhe Oleksandr Usyk.

Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias, ku u prit me duartrokitje të gjata në këmbë, duke rritur pritshmëritë për sezonin e çmimeve.

“Më ndezi një zjarr të ri”, Johnson theksoi se filmi i ka dhënë motivim të ri për karrierën e tij:

“Nuk e kam parë kurrë si dështim. Ky projekt më ka ndezur një zjarr të ri për të sfiduar veten,” u shpreh ai.

Ndërkohë, bashkëaktorja Emily Blunt ka deklaruar më herët se ky rol ka treguar një anë krejt tjetër të Johnson, duke e konsideruar performancën e tij si transformuese.

“The Smashing Machine” konsiderohet një nga projektet më serioze dhe më të vlerësuara të karrierës së tij.

EMISIONET