"SPAK NUK PREKET"/ "Balluku", Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion, s'ka urgjencë për imunitetin!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Me anë të një postimi në platformën X, Rama shkruan se nga mbledhja u arritën 3 konkluzione.
Me të tjerave, Rama shkruan se nisur nga deklarata e Kushtetueses, grupi parlamentar i PS do të kërkojë zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
Rama shkruan se nuk ka asnjë urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK-ut për Ballukun.
Në reagimin e tij, Rama shkruan se funksionet e padelegueshme kushtetuese të ministrave nuk mund të pezullohen nga askush duke u nisur nga një emër i vetëm, pasi paralizon institucionin.
Reagimi i Ramës
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.
SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2026
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të…


