Nis gjyqi për dosjen “Partizani”, Malltezi sfidon prokurorët me mbi 200 faqe dokumentacioni

Nis gjyqi për dosjen “Partizani”, Malltezi sfidon

Në seancën e parë në themel për dosjen “Partizani”, avokati Jamarbër Malltezi nisi leximin e mbi 200 faqeve me prova dhe dokumentacion, për të kundërshtuar akuzat ndaj klientit të tij.

Gjatë seancës, Malltezi pati debate me gjykatën mbi terminologjinë për prokurorët. Ai i quante ata “prokurorë politik”, ndërsa gjykata e udhëzoi të përdorte vetëm fjalën “prokuror”. Malltezi u përgjigj me ironi, duke thënë se përndryshe do të shtohej një akuzë për agjitacion dhe propagandë. Pas disa ndërhyrjeve, avokati ndryshoi shprehjen në “prokurorë pika-pika”.

Malltezi gjithashtu ngriti pretendime mbi të kaluarën e prokurorit Arben Kraja si hetues gjatë periudhës së komunizmit dhe transferimin e Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla. Millonai ndërhyri, duke kërkuar nga gjykata që Malltezi të përmbahej në pretendimet që lidhen vetëm me akuzën.

Gjykata i kërkoi avokatit të qëndronte brenda elementeve të akuzës dhe t’u drejtohej prokurorëve sipas rregullave të procesit.

Malltezi: Mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana a e prokurorëve.

Gjykata ndërhyn për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me “prokuror”

Malltezi: Po si tu them prikuror, ata janë prokuror politik që ngritën një akuzë politike.

Gjykata ndërhyn sërish: jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokuror

Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë

Pas disa ndërhyrjeve të gjykatës Malltezi zëvendëson fjalën “prokurorët politik” me “prokurorët pika pika (…)

Malltezi paraqet pretendime mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i kominizmit dhe katapultimit sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla, ndërhyn Millonai, kërkesë gjykatës

Millonai: Kërkoi ti tërhiqet vërejtje të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prolurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza.

EMISIONET