Kompanitë Pfizer dhe BioNTech i kërkuan Administratës së Branave dhe Ushqimit të ShBA-së që të miratojë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre kundër koronavirusit. Më pas radhën për të aplikuar e ka firma tjetër Moderna. ShBA-ja dhe BE-ja presin që të dyja vaksinat të autorizohen për përdorim brenda dhjetorit.

Gjiganti amerikan i farmaceutikës Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech konfirmuam të premten aplikimin për përdorim emergjent të vaksinës së tyre kundër koroanvirusit, në të njëjtën ditë kur Nju Jorku mbylli shkollat dhe Kalifornia vendoi ndalim qarkullimin gjatë natës.

Bota pret shpëtim nga shkencëtarët pasi pandemia po godet për herë të dytë, me fuqi infektimi edhe më të madhe se sezonin e kaluar. Pak shpesë do të vijë nëse Administrata e Barnave dhe e Ushqimit do ta miratojë vaksinën.

“Detyra për të garantuar një vaksinë të sigurtë dhe efikase nuk ka qenë kurrë më urgjente sesa tani. Aplikimi për përdorimin e vaksinës në ShBA shënon një gur themeli të rëndësishëm në udhëtimin tonë për t’i dhënë botë një vaksinë kundër COVID-19,” tha drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Drita e gjelbër për vaksinën mund të ndizet brenda dhjetorit. Zyrtari më i lartë për luftimin e sëmundjeve infektive në ShBA, Dr. Anthony Fauci u përpoq gjithashtu të largojë shqetësimet në lidhje me sigurinë e vaksinave të Pfizer dhe Moderna.

“Shpejtësia e zhvillimit nuk e komprometoi integritetin shkencor,” tha ai

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e përgatitur se sot për të luftuar virusin. Ne i premtojmë çdo amerikani se do të punojmë pa pushim,” tha nënpresidenti amerikan Mike Pence.

Vaksina e BioNTech/Pfizer dhe tjera e zhvilluar po nga një firmë amerikane, Moderna, kryesojnë garën botërore.

Në Europë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se edhe blloku mund ta miratojë për përdorim vaksinën para fundit të vitit.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ekspertët nuk presin ndryshim të menjëhershëm të gjendjes me daljen e vaksinës. Shumë rajone të botës po goditen nga pandemia edhe më fort se kur virusi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan vitin e kaluar.

Mbi 1.4 milionë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 57 milionë vetë janë infektuar nga koronavirusi.