Pelikani Kaçurrel, specia e rrallë në Lagunën e Karavastasë në Divjakë

Pelikani Kaçurrel, specia e rrallë në Lagunën e

Karavastaja është zona më e rëndësishme për shpendët në Shqipëri, me numrin më të lartë të shpendëve. Ajo strehon gjatë gjithë vitit mbi 245 lloje shpendësh, nga 330 të vrojtuara në të gjithë Shqipërinë.

Karavestaja është më se e njohur për tufat e shumta të shpendëve shtegtarë dhe dimërues, rosave dimëruese, baltakëve të vegjël dhe fluturimin spektakolar të pelikanit kaçurrel, simboli i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavastasë.

Ky shpend i rrallë gjatë periudhës së tranzicionit rrezikoi të zhdudej për shkak të gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre. Por me shpalljen e moratoriumit që për 2 vjet ndalohet gjuetia në territorin e Shqipërisë edhe Pelikani Kaçurrel ka filluar të shumohet e të kthehet përsëri në origjinë.

Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra nga sqepi deri tek bishti dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri, ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti. Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë.

Vendi ku qëndron ky shpend i rrallë njihet si Ishulli i Pelikanit dhe ndodhet në lartësin rreth 0.5m mbi nivelin e detit. Ky ishull është i ndërtuar nga akumulimet e mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem dhe ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore.

Pelikani Kaçurrel ky shpend i rrallë i cili këto dy vite ka nisur të shtojë numrin e cifteve riprodhuese nga 18 që ishte një vit më parë në 46 që është sot ka rrezukuar zhdukjen.

Për vitin 2016 objektiv mbetet rritja e çifteve riprodhuese dhe shtimi i numrit të Pelikanit Kacurrel.Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo falë moratoriumit të gjuesitsë e cila ka bërë që Pelikani Kacurrel të vijojë qëndrimin në ishullin e tij dhe gjithashtu shumimin.

Deputeti i zonës së divjaës Erjon Brace pohon se kjo nisëm ka qënë mjaft positive megjithatë ai kërkon zgjatje të kohës së moratoriumit.

Erjon Braçe: E kemi të domosdoshme zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë. Këtu para 2 vitesh nuk gjeje gjë të gjallë përveç njerëzve. Një sipërmarrje, jo larg prej këtej të cilën ne e kemi ndaluar sillte gjahtarë, edhe të huaj për të zhvilluar aktivitetin e tmerrshëm të vrasjes të cdo gjeje të gjallë, përveç njerëzve.

Jo vetëm moratoriumi por edhe vendosja e rojeve në parkun e Karavastasë ka bërë të mundur që Pelikani Kacurrel i cili konsiderohet si mbreti "i lagunës" të mos rrezikohet

Deputeti Erjon Brace rrëfen një tjetër nisëm e cila sipas tij është një shërbim të ekonomisë së gjelbër.

Erjon Braçe: Po zhvillojmë infrastrkturën me qëllim që qyteti të jetë i lidhur me parkun dhe kësaj infrastrukture që arrin deri ne të hyrë të parkut do t'i shtojmë një tjetër shëtitore që do të ngrihet nga toka, tëresisht ekologjike në lartësinë e pemëve brenda përbrenda parkut, edhe ky eshte nje projekt që do ti foroje mundesi atyre qe do vizitojnë lagunën që të kapin një lartësi të parkut me qëllim që të shohin gjithçka përfshirë edhe shpendet dhe të shijojnë ajrin e pastër të kësaj zone. 

Rritja e numrit të këtij shpendi në zonën e karavastasë në Divjakë u evidentua pas aplikimit të projektit "menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kacurrel në pellgun e mesdheut" një projekt që preku tre shtete Shqipërinë Greqinë dhe Malin e Zi.

13 shkurti është shpallu si dita e pelikanit kacurrel i cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrotjen dhe ruajtjen e këtij lloji të rrezikuar.

/Oranews.tv/

EMISIONET