Teksa shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid 19 në vend po pësojnë rritje, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare duke akuzuar opozitën se po përdor politikisht pandeminë.

Sipas saj, qeveria nuk e ka ndalur punën në këët kohë sfiduese, ndërsa sa i përket planit me katër pika të PD-së, ministrja deklaroi se “Këta flasin nga ato tavolinat u zgjuan pa pritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë për ditë të njëjtin tekst“.

Ogerta Manastirliu:Këtu pandemia po përdoret politikisht, madje është përdorur pa ardhur rasti i parë. Ping pong politik e kanë bërë ata që luajnë në selitë e vogla të partive dhe shpallin katastrofën që nuk u erdhi.

Ne nuk e kemi ndalur punën në këtë kohë shumë sfiduese. Këta flasin nga ato tavolinat u zgjuan pa pritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë për ditë të njëjtin tekst.

Ndërkohë që mjekët dhe stafet tona mjekësore kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën në shërbim të jetëve

Ndërsa këta të ngeshmit kërkojnë të zbatojmë planin me 4 pika.

Nuk po flas për testet dhe nuk e dinë që çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komitet ekspertësh”.