Mëngjesin e kësaj të marte Joe Biden ka shkuar në kishën, Shën Jozef në Brandywine, në Delaware.
Kjo kishë ka një rëndësi të veçantë për Biden pasi gruaja e tij e ndjerë dhe vajza e mitur prehen në varrezat e kishës.
Ato humbën jetën gjatë një aksidenti automobilistik në vitin 1972.
Gjithashtu edhe djali i tij së bashku me prindërit e kandidatit prehen në të njëjtat varreza.


Lexoni më shumë: Vizioni i demokratit Joe Biden, agjenda e tij do ti kushtojë vendit 1 trilion më shumë sesa programi i Trump