Orientimi i votës, Gjekmarkaj: Opozita fituese në vlera minimale, LSI ende faktor i rëndësishëm

Orientimi i votës, Gjekmarkaj: Opozita fituese në vlera minimale, LSI

Agron Gjekmarkaj për orientimin e votës ka theksuar se këtë radhë të pavendosurit, pra zona gri e votuesve kanë tendencë të binden për të votuar.

Opozita sipas analistit është fituese në një vlerë minimale, teksa shton se LSI ende mbetet një faktor shumë i rëndësishëm politik.

Gjekmarkaj: Ka një trend që të pavendosurit të vendosin. Vihet re që një pjesë e tyre shkojnë drejt Partisë Demokratike, ka një rritje 1% dhe nuk është pak po ta krahasosh me faqen më para. Opozita duket fituese qoftë në vlerë minimale dhe qoftë në vlerë maksimale. E treta ka të bëjë me faktin që kryeministri i ka pasur të sakta sondazhet e veta që kanë tentuar kaq shumë diversion, ndryshime kushtetuese, sepse ka ndjerë vetminë. Ka kuptuar që shifrat kundër tij janë një vlerë e madhe maksimale.

LSI duket sikur ka rënie 1 pikë, por është përsëri në vlera të qëndrueshme, në rolin e teammaker, përtej sulme të forta, sepse ka qenë në qendër të debateve, lajme për spostime grupesh. Në thelb tregon se është nuk e kanë cenuar ashtin e LSI dhe mbetet ende një faktor shumë i rëndësishëm.

https://youtu.be/vchY0zW1Yyo

Për më shumë lexoni: Sondazhi II kombëtar, RTV Ora e Noto/ Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%

Vendi Lajme LSI Aktualitet agron gjekmarkaj orientimi i votes songazhi i notos

EMISIONET