Nga sot bllokohen fluturimet në Rinas, shkak greva e Albcontrol, Berisha: Ndrikull Gryksia pushoi 5 kontrollore

Nga ora 9 e ditës se sotme, bllokohen fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Shkak mësohet se është bërë një greve e kompanisë Albcontrol.

Albcontrol është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook denoncon pushimin nga puna të 5 kontrollorëve të Albkontroll. Berisha shpreh shqetësimin se një gjë e tillë rrezikon mbylljen e Rinasit.

“Ndrikull Gryksia pushon 5 kontrollore ne Albkontroll.

"Rrezikon mbyllja e Rinasit dhe trafikut ajror nga tekat e ndrikull Ballukut.
Pershendetje dr Berisha! Sapo Belinda Balluku ka pushuar 5 kontrollore te trafikut ajror nga puna, vetem sepse kerkuan te respektohet kontrata kolektive, situata ne Rinas eshte ne kaos total, te gjithe kontrolloret po japin doreheqjen ne kete moment nga puna ne mbeshtetje te kolegeve te tyre. Pritet mbyllja e hapësires ajrore shqiptare bashke me aeroportin Nene Tereza per tekat e Belindes. Le te vije media te Hotel Airport ta vertetoje.

Albcontrol menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.


EMISIONET