Tragjike në Himarë, Polici drejton skafin në plazhin e Potamit, përplas për vdekje vajzën 7 vjeçe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Potamit në Himarë. Një 7-vjeçare është goditur nga një skaf dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i skafit, rezulton të jetë një punonjës policie, me gradën Komisar, dhe me detyrën shef i policimit në komunitet në Elbasan.

Kishin ardhur me pushime në  Himarë, por familja Avdia u gjend mes një tragjedie të vërtetë mesditën e së martës, 2 gusht 2022.

Ky skaf që shihni në video, i mbushur plot njerëz ka goditur 7-vjeçaren Joanda Bledar Avdia në breg të detit në Potam ku po qëndronte, dhe plagët e shkaktuara i kanë marrë jetën në vend.

Skafi drejtohej nga një efektiv i lartë i policisë, i cili duhet të mbrojë jetën e qytetarëve.

Arjan Tase, shef i policimit në komunitet në Drejtorinë e Elbasanit, dhe ish-shefi i Komisariatit të Himarës po i jepte timonit në momentin e tragjedisë.

7-vjeçarja sipas burimeve është lindur e rritur në Britaninë e Madhe, ndërsa familja e saj janë nga Tropoja, të cilët së bashku kishin ardhur për të kaluar disa ditë pushimi në atdhe, por që panë tmerrin me sy teksa vogëlushja e tyre u godit nga skafi.

LAJMI NË PERDITESIM

 

Ora 19:46 - "Policë të droguar" Ngjarja e Himarës, Meta: Pasojë e arrogancës së Ramës, shteti ka rënë


Ora 19:18 Hoxha: Kumbaro, policia kufitare e bashkia kanë po aq përgjegjësi sa komisari për ngjarjen e Himarës


Ora 19:19 Balliu: Vdekja e fëmijës 7 vjeçar në Himarë atentat i dyfishtë


Ora 19:08 "U trondita nga ngjarja e kobshme pa e ditur që ishte gjaku im", vogëlushja që humbi jetën në Himarë e afërme e pedagoges së njohur 


Ora 19:00 Ngjarja në Himarë krim, Braçe: Jam pa fjalë kur mësoj që autori është polic! Kritika edhe ndaj reagimit të Gledis Nanos 


Ora 18:50 Reagon pas disa orësh Rama: Tragjedi rrëqethëse, fajtori të marrë ndëshkimin ekstrem, policia të nxjerrë mësime


Ora 18:14 "E bukur, me kaçurrela të arta", gazetarja tregon tmerrin e përjetuar në Himarë: Një holandez nxori trupin e vogëlushes, çfarë më tha e ëma

Ora 17:56 Dosja nr. 956 tregon shume... - Koment Elton Qyno 


Ora 17:46  Qenëri në tokë, ujë dhe ajër- Koment nga Arben Rrozhani 


Ora 17:42 Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Petro Koçi: Na ka vrarë të gjithëve, jo më skafe në plazhe


Ora 17:23 Ju bëfsha….. mu në turizëm! - Koment nga Mentor Kikia 


Ora 17:07 Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Meta e Berisha: Zero siguri në plazh, dënojmë mungesën e shtetit!

 


Ora 17:40 Frikë në Himarë pas aksidentit me gomone, pushuesit: Të caktohet një vend për parkimin e motorëve dhe varkave

Pushuesit të tronditur pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë  thonë se autoritetet duhet të disiplinojnë mjetet lundruese duke caktuar një zonë të posaçme për lundrimin dhe parkimin e tyre.

Sipas tyre është e palogjikshme që mjete të tilla të lëvizin lirshëm ne det mes pushuesve dhe madje duke mos kursyer shpejtësinë as në breg të detit.


Ora 16:33 Vdekja e 7-vjeçares nga skafi, Nano pezullon edhe drejtorin e Kufirit në Vlorë

Pas përjashtimit të policit që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka pezulluar edhe Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Ky i fundit mban postin e drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Po ashtu është ngritur një grup i posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.


Ora 16:30 Shpërthejnë ulërimat në plazh, dalin pamjet pas aksidentimit të 7-vjeçares, drejtuesi i skafit vë duart në kokë 

Pushuesit shihen duke vrapuar të tmerruar me duar në kokë.

Një burrë është pranë vogëlushes së pajetë që thërret ndihmë.

Më pas shkon një burrë tjetër që i hedh një peshqir sipër.

Ndërkohë në gomone është Arjan Tase që shihet si i mpirë pas timonit të skafit dhe vë duart në kokë. Në bord ka një burrë dhe një grua të tjetër.

Me ta edhe tre fëmijë që nisin ti zbresin nga mjeti lundrues.


Ora 16:15 Gledis Nano përjashton  Arjan Tasen nga radhët e policisë

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare


Ora 16:00 "O Tani jam unë, nuk doja"/ Momenti pas aksidentimit tragjik të fëmijës, Tase mbi gomone, pushuesit shpërthejnë ndaj tij 

Ky është momenti fill pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare, pasi u përplas nga gomonia që shikoni në foto.

Ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, shfaqet mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa një burrë qëndron pranë tyre në tokë.


Ora 15:45 Sot goditi për vdekje 7-vjeçaren, në 2020-tën ishte kërkuar pezullim për policin Tase 

Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje një 7-vjeçare ditën e sotme në plazhin e Potamit. Ndërkohë, ky polic ka qenë në mesin e policëve për të cilët i është kërkuar pezullim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 


Ora 15:37 Goditi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, ky është shefi i policisë që drejtonte skafin

Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje një 7-vjeçare ditën e sotme në plazhin e Potamit.

Për policin me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan është ngritur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

 


Ora 15: 12 Polici goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, AMT: Kemi ngritur hetim për zbardhjen e ngjarjes

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me goditjen për vdekje të 7-vjeçares në plazhin e Potamit nga një punonjës policie.

AMT shkruan se drejtuesi i skafit ishte shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

"Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 7 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë."

Ora 15:02 Kishte ardhur nga Anglia për pushime me familjen, polici godet për vdekje me skaf 7-vjeçaren

Një ngjarje tragjike ka trondit sot Himarën, ku një skaf ka humbur kontrollin dhe ka goditur për vdekje një 7-vjeçare në plazh.

Mësohet se fëmija i identifikuar si Joanda Avdia, lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.

Shtetasi Arjan Tase i cili ka qenë në mjetin lundrues tip Gomone me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 metra me emrin "Nëna 154" ka qenë edhe me dy shtetas të tjerë në bord.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se Arjan Tase personi që drejton skafin rezulton të jetë shef i policimit të komunitetit në Drejtorin e Elbasanit.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.


14:48 Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçarin në Potam, autori punonjës policie

Sipas informacioneve paraprake, Ora News mëson se shtetasi Arjan Tase personi që drejton skafin rezulton të jetë shef i policimit të komunitetit në Drejtorin e Elbasanit.

Ai është shoqëruar nga policia në komisariat ku do të pyetet për dinamikën e ngjarjes.

 “Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.” – njofton policia.  


Ora 14: 13 Tragjike, skafi godet të miturin në plazhin e Potamit, vdes në vend 7-vjeçaren

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen me mjetet motorike në det është shënuar pak momente më parë në Himarë.

Një skaf ka goditur një fëmijë 7 vjeç në plazhin e Potamit dhe për fat të keq, i mituri ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fëmija ishte duke u larë në breg të detit, ndërsa skafi ka thyer rrethimin e sigurisë, pasi ka humbur kontrollin e mjetet, ka goditur 5-vjeçarin.

Autori i ngjarjes është arrestuar me menjëherë nga policia.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.” – njofton policia.  

Ky nuk është rasti i parë që ndodh që një skaf godet persona që janë duke pushuar në bregdetet e Shqipërisë.

Pak ditë më parë një skaf doli nga uji dhe goditi një çifti i cili po pushonte në shezlong në plazhin e Jalës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tragjike në Himarë, Polici drejton skafin në plazhin e Potamit,