Ngjarja në Himarë krim, Braçe: Jam pa fjalë kur mësoj që autori është polic! Kritika edhe ndaj reagimit të Gledis Nanos

Mes shumë reagimeve të ashpra për tragjedinë në Potam të Himarës, ishte dhe ai i deputetit socialist Erjon Braçe.

Duke e konsideruar një krim atë çfarë ndodhi sot, Braçe thotë se më të rëndë situatën e bën fakti se një polic drejtonte gomonen.

Ndaj tij duhet të ketë drejtësi shembullore thotë ai ndërsa kritika ka edhe për reagimin e drejtuesit të policisë së shtetit.

Postimi i Braçes

Ngjarja ne Potam|Himare, eshte krim!

Kur mesoj qe autori eshte nga paria e policise, mbetem pa fjale!

Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e gjithnje ne ndihme te kujtdo, harron statusin qe e ka me vete kudo, distancohet jo vetem nga polici i thjeshte qe ben e nuk ben pushime, te thjeshta e me nje cader, por edhe nga njerezit, te cileve duhet ti sherbeje e duhet ti mbroje;

Posacerisht femijeve!

Tani te behet drejtesi shenbullore per te!

Nderkohe, edhe nje here alarmi shkon tek rregullat, zbatimi i tyre;

Lexova reagimin e drejtorit te Policise e pertej masave te detyrueshme ndaj efektivit te perfshire ne krim, me shqeteson ngritja e nje grupi qe verifikon zbatimin e porosive te drejtorit vete;Une mendoj qe funksionon ndryshe;

Urdhri i drejtorit te policise me masa qe administrojne e garantojne rendin e rregullin,

Thjesht zbatohet, thjesht zbatohet, nuk harrohet, nuk relativizohet, nuk neglizhohet, zbaaaatoooheeeet, nuk verifikohet!

Dhe zbatohet ne menyre te barabarte per te gjithe e nga te gjithe; perfshi parine e policise, politikes, ekonomise!

Ose barazi, ose Himara eshte jo vetem skena e sotme por dhe arkiva e keimeve si ky, ne pak vite nga sot! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga nje biznesmen!

Shume ndjese me perulesi familjareve te vajzes; nuk ka ngushellim qe mund tu lehtesoje dhimbjen!