Vasili për incineratorët: Rrjet mafioz me në krye qeverinë, drejtësia nuk ka ku devijon dot

Në një konferencë për shtyp nga Partia e Lirisë, deputeti Petrit Vasili ka denoncuar skemën e vjedhjes përmes inceneratorëve si mafioze dhe me mbështetjen e plotë të shtetit.

Sipas tij, SPAK është i detyruar të veprojë, pasi bëhet fjalë për miliarda lekë të shpërdoruara dhe nuk dihet se sa vete fatura po të bëhet llogaria.

Ai shtoi se kjo është një skemë mafioze dhe e trashë se kanë qenë të sigurt që nuk do zbuloheshin kurrë dhe se drejtësia nuk devijon dot që të reagojë.

Vasili: Një rrjet mafioz që ka pasur mbështetje kreun e qeverisë që në mënyrë kapilare ka paralizuar shtetin që nuk kontrollonte nuk monitoronte nuk hetonte, qoftë hetimi tatimor, apo policia kriminale, që mund të hidhnin dritë është një skemë e tillë të cilës maskimi publik e depozitimi në drejtësi do jenë dy rrugë pa kthim. Ne do i bindim përditë pa u lodhur që kjo vjedhje po gërryen përditë dhe skema e përdorur është në dritën e diellit, është mafioze dhe monstruoze që ka pasur mbështetjen kryesore vendimtare të funksionimit të saj ka pasur shtetin.

Keni parë një shtet që dallon dhe lekun e fundit te biznesi më i vogël dhe ju e dini dhe s’ka parë miliardat që rrjedhin në këto kanale. Një skemë mafioze dhe e trashë se kanë qenë të sigurt që nuk do zbuloheshin kurrë. Drejtësia nuk devijon dot që të reagojë.